Pas ndeshjes, Pique zbriti në fushë dhe kritikoi gjyqtarin Manzano

Gerard Pique nuk u paraqit në “El Clasico”.

Sport

10/04/2021 23:21

Pique megjithatë shfrytëzoi rastin pas ndeshjes që ti afrohet gjyqtarit kryesor, Gil Manzano për ti thënë diçka, transmeton lajmi.net.

Sipas “Marca” ai shkoi dhe e kritikoi gjyqtarin sepse kishte vendosur shumë pak kohë shtesë.

Pique nisi të debatojë me gjyqtarin dhe u desh të ndahej nga delegati i ndeshjes, Carlos Naval, i cili i tha të shkojë në dhomat e zhveshjes.

Pique insistonte ti afrohej gjyqtarit me gjithë insistimin e Naval që ai të shkojë në zhveshtore.

Real Madridi fitoi ndeshjen me rezultatin 2-1 dhe u bë lider i La Ligas./Lajmi.net/