Pas lindjes, Egzona paraqitet për herë të parë (Foto)

Egzona Brahimaj dhe bashkëshorti i saj Albatrit Muqiqi, pak ditë më parë u bënë prindër për herë të parë.

ShowBiz

10/05/2017 10:57

Egzona e Albatriti tani janë duke përjetuar gëzimin më të madh në jetë, duke pasur pranë vetës vajzën e tyre Amelian, transmeton Gazeta Express.

Të gjithë deri më tani i keni parë duke postuar fotografi të vajzës. E tani që edhe Egzona është mirë është bërë aktive në rrjetet sociale.

Ajo pak minuta më parë ka postuar një fotografi shumë të ëmbël të vajzës.