Pas largimit nga Tottenham, Mourinho zyrtarizon punën e re

Jose Mourinho është shkarkuar nga Tottenham Hotspur, për arsye të rezultateve negative në Premierligë.

Sport

30/04/2021 10:48

Trajneri portugez, Jose Mourinho, është zyrtarizuar si kolumnisti më i ri në gazetën e njohur britanike “The Sun”, raporton lajmi.net.

Përmes një postimi në llogarinë e tyre zyrtare, The Sun, ka njoftuar se Mourinho do të shkruajë kolumne për Euro 2020.

“Special One” do të jetë pjesë e kësaj gazete të njohur për herë të parë, mirëpo dikur ishte pjesë e panelit të analistëve në “Sky Sports”.

Më 11 qershor do të fillojë edhe Kampionati Evropian, i cili hapet me sfidën Turqi – Itali./Lajmi.net/