Pas largimit nga ‘Max Production’, Gent Fatali vjen me lajm të ri

Gent Fatali zbuloi për "Mirage" se tashmë ka shkëputur kontratën me "Max Production".

ShowBiz

11/03/2019 17:39

Reperi i njohur shqiptar, Gent Fatali javë më parë ishte në emisionin “Mirage”, i cili tregoi arsyet e largimit nga ky grup, shkruan lajmi.net.

Madje, ai ka njoftuar fansat se është në përfundim të këngës së re, e që ky projekt pritet të lansohet të shtunën.

Kështu, Genti së fundmi tregon se pas largimit nga ‘Max Production’, ka hapur kanal të vetin në YouTube.

“Subscribe kanalit tim të ri në Youtube ▪Linku në Biografi ▪ #ShihemiTShtunen#MaJolie”, ka shkruar ai.

Për më shumë, shikojeni videon e tij të plotë. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bu38bUnhDL3/

YouTube player