Pas largimit nga Arsenal, Thomas Partey akuzohet për dhunim dhe sulm seksual, në gusht do dal para gjykatës
Thomas Partey, ish-mesfushori i Arsenal FC, është akuzuar zyrtarisht nga “Crown Prosecution Service (CPS)” për pesë akuza për dhunim dhe një për sulm seksual, të cilat datojnë midis viteve 2021–2022 . Dy nga akuzat për dhunim lidhen me një grua, tre të tjera me një grua tjetër, ndërsa sulmi seksual i referohet një gruaje tjetër…

Sport
Thomas Partey, ish-mesfushori i Arsenal FC, është akuzuar zyrtarisht nga “Crown Prosecution Service (CPS)” për pesë akuza për dhunim dhe një për sulm seksual, të cilat datojnë midis viteve 2021–2022 .
Dy nga akuzat për dhunim lidhen me një grua, tre të tjera me një grua tjetër, ndërsa sulmi seksual i referohet një gruaje tjetër . Për momentin, ai po pritet të dalë para Gjykatës së Magjistratës së Westminster-it më 5 gusht 2025, transmeton lajmi.net
Partey, 32 vjeç, i cili luajti 167 ndeshje për Arsenal, u arrestua për herë të parë në shkurt 2022, kur filloi dhe hetimi i policisë së Metropolit në Londër . Autoritetet britanike kanë theksuar se janë të përkushtuara për të mbështetur denoncueset dhe inkurajojnë këdo që ka informacion të kontaktojë me to .
Lajmi vjen menjëherë pas përfundimit të kontratës së tij me Arsenal në 30 qershor – tani ai është lojtar i lirë./lajmi.net/