Pas humbjes ndaj Tottenham, Guardiola mbajti lojtarët për një orë në dhomat e zhveshjes – zbulohet arsyeja

Lojtarët dhe stafi i trajnerëve të Manchester City nuk kanë ndalur nga dhomat e zhveshjes edhe një orë pas përfundimit të ndeshjes.

Sport

02/02/2020 20:45

Ndeshja kundër Tottenham Hotspur nuk shkoi aspak mirë për skuadrën e Pep Guardiola, e cila u mposht me rezultatin 2:0.

Pas ndeshjes, Guardiola duket se ka pasur shumë për t’iu thënë lojtarëve të tij, të cilët i mbajti në dhomat e zhveshjes për rreth një orë.

“Po flisja me stafin tim, gruan, dhe disa prej lojtarëve” ka thënë Guardiola, i pyetur për vonesën e lojtarëve në dhomat e zhveshjes, transmeton lajmi.net.

“Sa krenar jam për ta, por nuk është e mjaftueshme. Dua të shoh lojtarët e mi të luajnë në atë mënyrë” tha Pep, kur u pyet se çfarë bisedoi me lojtarët.

Përveç humbjes, Guardiola duhet të mendojë edhe për mungesën e Zinchenko, i cili u ndëshkua me kartonin e kuq gjatë kësaj ndeshje. /Lajmi.net/