Pas Gjermanisë e Francës, Kurti sot takim me mërgatën në Zvicër
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurt, ka udhëtuar drejt Zvicrës. Edhe këtë herë për takim me mërgatën. Kurti ka nisur fushatën zgjedhore tek Diaspora, si fillim në Gjermani, pastaj në Francë, tani në Zvicër e më pas në Austri më 3 nëntor. Kurti pritet që përgjatë këtyre takimeve të shpalos para mërgatës synimet e tij për…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurt, ka udhëtuar drejt Zvicrës.
Edhe këtë herë për takim me mërgatën.
Kurti ka nisur fushatën zgjedhore tek Diaspora, si fillim në Gjermani, pastaj në Francë, tani në Zvicër e më pas në Austri më 3 nëntor.
Kurti pritet që përgjatë këtyre takimeve të shpalos para mërgatës synimet e tij për një tjetër mandat qeverisës.
“Të dashur bashkatdhetarë, ju që jetoni në Zvicër, ju informojmë se këtë të premte, më 1 nëntor 2024, kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, kryeministri Albin Kurti, do të zhvillojë një takim me mërgatën tonë në Zvicër. Bashkë me të, do të jenë edhe deputeti i parë shqiptar në Parlamentin e Zvicrës z. Islam Aliaj dhe bashkëpresidenti i Partisë Socialdemokrate zvicerane, njëherazi deputet në Parlamentin e Zvicrës, z. Cédric Wermuth. Adresa dhe ora: Kursaal Interlaken Strandbadstrasse 44, 3800 Interlaken, pritja 19:30-20:15 dhe programi 20:15-22:00. Ju ftojmë dhe ju mirëpresim në këtë takim”, thuhet në postim./Lajmi.net/