Pas funksionalizimit të Bordit të Ahtisaarit, nënshkruhet projekti i parë – ndërtohen dy ura mbi lumin Ibër

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se sot është nënshkruar projekti për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër. “Bashkë me Kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, dhe Nënkryetarin e Mitrovicës, Arian Tahiri, në prani edhe të Kryesuesit të Bordit të Mitrovicës, Elbert Krasniqi nënshkruam Memorandum për mbështetje në…

Lajme

18/06/2025 16:18

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se sot është nënshkruar projekti për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër.

“Bashkë me Kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, dhe Nënkryetarin e Mitrovicës, Arian Tahiri, në prani edhe të Kryesuesit të Bordit të Mitrovicës, Elbert Krasniqi nënshkruam Memorandum për mbështetje në projekte infrastrukturore mes MMPHI-së dhe të dy komunave; për një qytet më të lidhur, më funksional dhe më të jetueshëm për të gjithë banorët.”

Aliu shton se ky projhekt do ta lehtësojë qarkullimin e qytetarëve të komunës së Mitrovicës së Jugut dhe asaj të Veriut.

“Memorandumin e filluam me nënshkrimin e projektit të përbashkët të ndërtimit të dy urave të reja mbi lumin Ibër, projekte këto që do të lehtësojnë qarkullimin e qytetarëve të të dy komunave dhe do shërbejnë si infrastrukturë në komunikimin dhe bashkëpunimin ndërmjet qytetarëve, duke forcuar integrimin social dhe zhvillimin ekonomik në të dy anët.”