Pas fitores të Golden Eagle Ylli, ndryshon tabela e Superligës në Basketboll

Golden Eagle Ylli pas fitores ndaj Pejës 88-78, ka marrë kreun e Superligës.

Sport

03/03/2021 21:05

Ylli e kishte ndeshjen nën kontroll qysh nga çereku i dytë, duke mos lejuar të rrezikohet fitorja sidomos në çastet më vendimtare, shkruan lajmi.net.

Peja tregoi shpirtin e saj luftarak në çerekun e parë, mirëpo nuk arriti të tregojë diçka më shumë.

Dardan Berisha ishte mungesa kryesore në skuadrën e Pejës, ndërsa lojtarët si Leonard Mekaj dhe Beqë Kovaqi nuk patën shumë minutazh.

Në anën tjetër, Ylli luajti pa lojtarin Mitchell Wilbekin dhe qendrat Demetris Morant e Gëzim Morina, që të gjithë të lënduar.

Ylli ka marrë kreun duke barazuar pikët me Prizreni, secila nga 35./Lajmi.net/