Pas fejesës, Adelina Tahiri publikon foto intime me partnerin

Muajt e fundit, këngëtarja Adelina Tahiri ka qenë shumë e përfolur në mediet rozë, kjo për arsye se kishte pranuar që është në lidhje.

ShowBiz

18/12/2017 13:43

Por, këngëtarja asnjëherë nuk ka dhënë detaje rreth të dashurit dhe as nuk e kishte bërë publik, shkruan lajmi.net.

Gjatë ditës së djeshme, nga Viena e Austrisë, Adelina ka bërë të ditur se i dashuri i kishte propozuar martesë dhe ajo i kishte thënë “po”.

Në profilin e saj në Instagram, këngëtarja “thyen” heshtjen dhe publikoi një fotografi në të cilën shihet duke u puthur me tashmë të fejuarin e saj, por edhe këtë herë ajo ia ka fshehur pothuajse tërësisht fytyrën.

“Befasia më e mirë ndonjëherë! ❤️❤️ Të dua”, ka shkruar ajo mbi fotografi. /Lajmi.net/