Pas daljes nga reality show – Livia zbulon se jeton në banesën e Rozanës

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Livia Brunga, ka treguar për raportin e saj të veçantë me Rozana Radin, duke e cilësuar atë si një mbështetje të madhe pas daljes nga shtëpia e BBVA. Në një deklaratë të sinqertë, Livia zbuloi gjestin e madh të Rozanës ndaj saj: “Unë jetoj në Durrës, por Rozana më…

ShowBiz

22/03/2025 19:41

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Livia Brunga, ka treguar për raportin e saj të veçantë me Rozana Radin, duke e cilësuar atë si një mbështetje të madhe pas daljes nga shtëpia e BBVA. Në një deklaratë të sinqertë, Livia zbuloi gjestin e madh të Rozanës ndaj saj:

“Unë jetoj në Durrës, por Rozana më tha: ‘Jo, ti do vish në Tiranë’. Më premtoi që sapo të dilja, do të më jepte çelësat e shtëpisë. Dhe ashtu ndodhi. Sapo dola, motra e saj më dha çelësat. Kur vij në Tiranë, jam aty, te shtëpia e saj.”

Ky veprim tregon miqësinë dhe besimin e madh mes tyre, duke dëshmuar se lidhjet e krijuara në botën e spektaklit mund të shkojnë përtej ekranit dhe të kthehen në mbështetje reale në jetën e përditshme.