Pas barazimit me Wilder, Fury i bën thirrje për luftë Anthony Joshuas
Dueli më i madh i vitit, mes Deontay Wilder dhe Tyson Fury është mbyllur pa fitues.

Sport
Me vendim të gjyqtarëve, boksierët janë ndarë baras, duke bërë kështu që titulli i ËBC të mbetet tek Deontay Wilder.
Britaniku ishte më i mirë se “bomberi i bronztë” në shumicën e raundeve, por ishte një pakujdesi në raundin e dhjetë dhe 12 që e gjeti të shtrirë në tapetë.
Falë këtyre nokauteve duket se Wilder e ka ruajtur titullin e tij.
Fury ka thënë se sipas tij ai ishte fitues i këtij takimi dhe i ka bërë thirrje Joshuas të shfaqet.
„Pulë! Joshua pula! Ku je AJ“ ishin fjalët e Fury pas mega duelit me Wilder, transmeton lajmi.net.
Mbetet të shihet nëse do të kemi një revansh të këtij meçi ose njëri nga boksierët do të përballet me kampionin e trefishtë, Joshua. /Lajmi.net/