Pas 322 ditëve, Ozil rikthehet në aksion me Fenerbahcen
Mesut Ozil u aktivizua nga banka rezervë në ndeshjen e parë me Fenerbahcen, duke fituar me rezultat 2-1 ndaj Hatayspor.
Sport
Ozil nuk ishte përfshirë në një ndeshje futbolli që 322 ditë dhe në ndeshjen e parë për Fenerbahcen i dha fund këtij rekordi negativ, shkruan lajmi.net.
Mesfushori nuk u inkuadrua në listën e Premierligës si lojtar i Arsenalit nga menaxheri i Gunners Mikel Arteta – ai nuk u emërua as në listën e skuadrës për Evropaligë.
Trajneri Fenerbahce, Erol Bulut e konsideroi të arsyeshëm për të bërë debutimin e tij – ku edhe u inkuadru në minutën e 77-të.
Pas lojës Ozil postoi në Twitter për këtë ndeshje dhe me momentin e tij të veçantë.
“Ndjenjë e madhe që kam bërë debutimin tim për Fenerbahce”./Lajmi.net/
Overwhelming feeling to have made my debut for @Fenerbahce_EN ?⚽? And congrats to the whole squad – 3 crucial points. Special thanks to our goalkeeper @AltayBayindir_1 ???? #YaFenerYa
— Mesut Özil (@MesutOzil1088) February 2, 2021