Pas 16 shtatorit, as Kosova dhe as PDK-ja nuk do të jenë krejt të njëjta
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka deklaruar se 16 shtatori po afrohet dhe se me afrimin e kësaj date ndihet gjithnjë e më shumë pesha e saj. Ajo ka thënë se në Hagë pritet të shpallet aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, duke theksuar se barrën kryesore të këtij procesi…
Lajme
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka deklaruar se 16 shtatori po afrohet dhe se me afrimin e kësaj date ndihet gjithnjë e më shumë pesha e saj.
Ajo ka thënë se në Hagë pritet të shpallet aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, duke theksuar se barrën kryesore të këtij procesi prej vitesh e kanë bartur familjet e tyre.
Sipas Deliu-Kodrës, procesi ka prekur edhe bashkëluftëtarët, PDK-në dhe shoqërinë në Kosovë.
“Nuk e dimë çfarë do të sjellë ajo ditë, por e dimë se pas saj shumëçka nuk do të jetë njësoj”, ka deklaruar ajo.
Deliu-Kodra ka vlerësuar se Kosova po i afrohet këtij momenti të ndjeshëm pa institucione të konsoliduara, me Kuvend jofunksional dhe në një krizë të vazhdueshme politike.
Ajo ka kërkuar që në një periudhë të tillë shteti të ketë institucione funksionale, përgjegjësi dhe maturi, si dhe një zë institucional që, sipas saj, ta përfaqësojë Kosovën me dinjitet.
Postimi i saj i plotë:
