Pas 10 vitesh, Interi siguron kalimin e grupeve në Ligën e Kampionëve

9:51 | 25 Nentor 2021

Interi mund të festojë përparimin e tyre në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve, i cili u vulos matematikisht pasi Real Madrid mundi Sherifin.

“Nerazzurrët” e bënë pjesën e tyre me një fitore 2-0 në shtëpi ndaj Shakhtar Donetsk në fillimin e mëparshëm.

Ata ende duhej të prisnin një favor nga Carlo Ancelotti, Real Madridi i të cilit i duhej vetëm të shmangte humbjen në Moldavi për të siguruar vendin e Interit.

Kjo u realizua pa probleme, pasi Real Madridi doli fitues 3-0 si mysafir ndaj Sheriff Tiraspol.

Interi tani është në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve për herë të parë që nga sezoni 2011-12.

Vetëm një vit para atij sezoni, ata kishin fituar trefishin e Ligës së Kampionëve, Serie A dhe Kupën e Italisë nën drejtimin e Jose Mourinhos. /Lajmi.net/