Partizani mëson kundërshtarin nëse kalon Bate Borisovin
Skuadra e Superiors së Shqipërisë, KF Partizani ka mësuar kundërshtarin e radhës në UEFA Champions League. Të kuqtë e Partizanit do të luajnë në turin e parë ndaj BATE Borisov dhe sot do të mësojnë kundërshtarin e mundshëm në rast se kalojnë turin. Duke qenë se Partizani luan ndaj një kundërshtari të fortë si BATE…
Sport
Skuadra e Superiors së Shqipërisë, KF Partizani ka mësuar kundërshtarin e radhës në UEFA Champions League.
Të kuqtë e Partizanit do të luajnë në turin e parë ndaj BATE Borisov dhe sot do të mësojnë kundërshtarin e mundshëm në rast se kalojnë turin. Duke qenë se Partizani luan ndaj një kundërshtari të fortë si BATE Borisov, në turin e dytë ata do të jenë në vazon e skuadrave favorite, shkruan Lajmi.net
Goglat kanë rezervuar një kundërshtar të fortë për të kuqtë, duke qenë se Partizani do të përballet me skuadrën e Aris Limasol . Ndeshjet e para kualifikuese të turit të dytë, do të luhen në datat 25 dhe 26 korrik, teksa ndeshjet e kthimit në datat 1 dhe 2 gusht. Në rast se Partizani eliminohet në turin e parë të Championsit, atëherë do të luajë në turin e dytë të Ligës së Konferencës.