Partitë dënojnë sulmin ndaj EULEX’it
Partitë politike kanë dënuar ashpër sulmin e sotëm ndaj pejsëtarëve të EULEX-it në Zveçan, gjatë të cilit humbi jetën një pjesëtar lituanez i këtij misioni dhe u plagosën dy të tjerë. LDK konsideron se aktet e tilla kriminale janë sulme ndaj të koncepteve evropiane, për të cilat angazhohen me të gjitha forcat qytetarët e Republikës së…

Lajme
Partitë politike kanë dënuar ashpër sulmin e sotëm ndaj pejsëtarëve të EULEX-it në Zveçan, gjatë të cilit humbi jetën një pjesëtar lituanez i këtij misioni dhe u plagosën dy të tjerë.
LDK konsideron se aktet e tilla kriminale janë sulme ndaj të koncepteve evropiane, për të cilat angazhohen me të gjitha forcat qytetarët e Republikës së Kosovës.
”LDK-ja kërkon që rasti të hetohet dhe të zbardhet sa më parë që të jetë e mundur dhe që kryrësit e kësaj vepre tepër të rëndë të dalin para organeve të drejtësisë”.
“LDK-ja çmon ndihmën që ka dhënë dhe po jep EULEX-si në vendin tonë dhe e konsideron atë si një vlerë evropiane në Kosovë”.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e konsideron këtë një akt të shëmtuar dhe qyqar kundër Misionit të EULEX-it dhe përpjekjeve të përbashkëta për vendosjen e rendit, ligjit dhe të kushtetutshmërisë, tash në prag të mbajtjes së zgjedhjeve lokale ne vend dhe në veri, gjithashtu.
“Ftoj për bashkërenditje dhe koordinim midis të gjithë akterëve – institucioneve të vendit dhe partnerëve ndërkombëtarë, për angazhim edhe më të përkushtuar në shtrirjen e rendit dhe të ligjit në veri dhe për identifikimin, kapjen dhe dënimin e autorëve të këtij sulmi të shëmtuar”.