Partia Demokratike e Kosovës uron Majlinda Kelmendin

13:04 | 8 Gusht 2016

Partia Demokratike e Kosovës, uron Majlinda Kelmendin, me rastin e arritjes së jashtëzakonshme, marrjen e medaljes së artë në Lojërat Olimpike, Rio 2016.

“Suksesi i Majlindes e bëri krenar çdo qytetar të Republikës së Kosovës, ndërsa ngritja e flamurit të Kosovës në Rio pas këtij triumfi shënon hap të ri për sportin dhe sportistët e vendit tonë”.

Dhe jo vetëm atë, ata uruan edhe trajerin e saj i cili gjithashtu meriton vëmendje për punën e tij të parreshtur.

“Po ashtu, përgëzojmë edhe trajnerin Driton Kuka, Ekipin olimpik  dhe të gjithë kontribuesit tjerë që Republika e Kosovës është prezantuar në mënyrën më të mirë, në garën më të çmuar në botë. Kjo fitore e medaljes së artë, hap shtegun për të rinjt dhe të rejat tona dhe është frymëzim për sportistet dhe sportistët e rinj”.

“Kjo është edhe një dëshmi se me përkushtim dhe angazhim mund të arrihen fitoret kulmore në nivel botëror”.

Partia Demokratike e Kosovës përgëzon të gjithë sportistët, sportdashësit dhe qytetarët për këtë sukses të jashtëzakonshëm të sportit të vendit tonë. Majlinda ka realizuar qëllimin e mijëra sportistëve me gjenerata të tëra, për të qenë pjesë e Olimpiadës dhe të nderohet vendi ynë me medalje të artë.