Parregullsitë në numërimin e votave në Prizren, Totaj kërkon rivlerësim të tërësishëm nga KQZ: PDK di dhe do ta mbroj vullnetin e votuesit
Kryetari i Komunës së Prizrenit dhe kryetari i degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, ka reaguar në lidhje me parregullsitë që janë evidentuar gjatë rinumërimit të votave të kandidatëve për deputet në Prizren. Ai përmes një postimi në Facebok, ka thënë se çdo tentim për të tjetërsuar votat, është cenim i drejtpërdrejtë i vullnetit…
Lajme
Kryetari i Komunës së Prizrenit dhe kryetari i degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, ka reaguar në lidhje me parregullsitë që janë evidentuar gjatë rinumërimit të votave të kandidatëve për deputet në Prizren.
Ai përmes një postimi në Facebok, ka thënë se çdo tentim për të tjetërsuar votat, është cenim i drejtpërdrejtë i vullnetit të lirë të qytetarëve, i demokracisë zgjedhore dhe i vetë demokracisë së brendshme partiake.
Totaj gjithashtu ka shtuar se do të kërkoj përgjegjësi dhe llogaridhënie të plotë.
“Kjo nuk është PDK-ja për të cilën kemi punuar dhe investuar me vite, dhe këto veprime nuk e përfaqësojnë frymën dhe vlerat tona. Siguroj qytetarët se Partia Demokratike e Kosovës di dhe do ta mbrojë vullnetin e votuesit dhe demokracinë në Kosovë, duke vepruar si gjithmonë me vendosmëri dhe përgjegjësi për të mirën e vendit dhe të ardhmes së tij. Parregullsitë e shfaqura tek të gjitha partië, diku me shume e diku më pak, kërkojnë edhe një rivlerësim të terësishëm nga KQZ-ja dhe institucionet përkatëse të procesit të numërimit dhe menaxhimit të kujdesshëm që të ruhet deri në fund mbaravajtja dhe paprekshmëria e zgjedhjeve”, ka shkruar Totaj. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: