Parma – Juventus, formacionet zyrtare

Sonte luhet ndeshja ndërmjet Parmës dhe Juventusit në kuadër të xhiros së 13-të të Serie A.

Sport

19/12/2020 19:47

Juventus kërkon të përforcojë pozitën në tabelë, në mënyrë që t’ju afrohet Milanit dhe Interit në krye të tabelës.

Edhe trajneri i Juventus, Andrea Pirlo, kishte deklaruar se Parma është një ekip i rrezikshëm dhe se ‘Bianconerët’ duhet të kenë kujdes nga kundërsulmet e tyre pasi ata kanë lojtarë si Gervinho dhe Karamoh të cilët mund të bëjnë probleme.

Juventus qëndron në pozitën e tretë me 24 pikë gjithsej, ndërsa Parma qëndron në pozitën e 14-të me 12 pikë gjithsej.

Për Juven pritet të mungojnë: Dybala, Demiral, Chiellini dhe Arthur.

Për Parmën nuk do të luajnë: Mihaila dhe Caviglia.

Formacionet zyrtare të klubeve./Lajmi.net/

Juventus: Buffon, Sandro, De Ligt, Bonucci, Danilo, Ramsey, Bentancur, McKennie, Kulusevski, Morata, Ronaldo.

Parma: Sepe, Incaponi, Gagliolo, Cornelius, Sohm, Bruno Alves, Hernani, Osorio, Gervinho, Kucka.