Parlamenti i Kosovës, Lista Serbe me flamur të Serbisë?

Nëntë deputetë të Listës Serbe, listë kjo që u krijua nga Serbia dhe me njerëz të besueshëm të saj, në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës do të mbajnë para vete flamurin e Serbisë. 

Lajme

10/09/2014 20:14

Partnerët e Lëvizjes Vetëvendosje, nëntë deputetët e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, në vazhdimin e seancës konstituive, të paraparë të mbahet këtë të premte, do të bëjnë njëjtë sikur vepruan deputetët e VV-së në seancën e parë të ndërprerë, atë të 17 korrikut.

Burime të Indeksonline thonë se nëntë deputetët e Listës Serbe do të vendosin para vetes flamurin e Serbisë, ashtu siç veproi Vetëvendosje, duke vendosur në momentin e betimit flamurin kombëtar shqiptar.