Paris Saint-Germaini në kërkim të yllit të Arsenalit
Paris Saint-Germain raportohet se është i interesuar për mesfushorin e Arsenalit, Martin Odegaard pas sezonit produktiv të norvegjezit për “Topçinjtë” në Premier Ligë. Ish-lojtari i Real Madridit shënoi 15 gola dhe shtatë asistime në ligën angleze këtë sezon, ndërsa skuadra e Mikel Artetës që luftoi për titull deri në javët e fundit me Manchester Cityn…
Sport
Paris Saint-Germain raportohet se është i interesuar për mesfushorin e Arsenalit, Martin Odegaard pas sezonit produktiv të norvegjezit për “Topçinjtë” në Premier Ligë.
Ish-lojtari i Real Madridit shënoi 15 gola dhe shtatë asistime në ligën angleze këtë sezon, ndërsa skuadra e Mikel Artetës që luftoi për titull deri në javët e fundit me Manchester Cityn me londinezët që përfundimisht përfunduan në vendin e dytë .
Pasi bëri një kalim të përhershëm nga “Los Blancos’ në “Emirates” në verën e vitit 2021, 24-vjeçari ka bërë 85 paraqitje për klubin në dy sezone, duke shënuar 22 herë.
Sipas “Daily Mail”, PSG po shqyrton një lëvizje për Odegaard në afatin kalimtar të kësaj vere, me fituesit e Ligue 1 që po kërkojnë përforcime të reja për të luftuar për trofeun e Ligës së Kmapionëve sezonin e ardhshëm.
Raporti pretendon klubi do ta ketë të vështirë për ta bindur mesfushorin për t’u larguar nga Arsenali, duke marrë parasysh se sa i përfshirë është ai në planet e “Topçinjve” mbi faktin se Odegaard thuhet se është i lumtur me jetën në Londër.