Xhafer Tahiri: Prokuroria Speciale pushoi hetimet në dy raste ndaj meje, përgjegjësit për lajmërim të rrejshëm do të japin llogari

Ish-kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka njoftuar se Prokuroria Speciale ka pushuar hetimet në dy raste ndaj tij. Ai ka thënë se secili do të përgjigjet para ligjit për lajmërim të rrejshëm ndaj tij. “Puna jonë në Komunën e Vushtrrisë u vërtetua edhe njëherë që ka qenë e pastër. E ku e kanë pru qytetin…

Lajme

27/10/2026 16:39

Ish-kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka njoftuar se Prokuroria Speciale ka pushuar hetimet në dy raste ndaj tij.

Ai ka thënë se secili do të përgjigjet para ligjit për lajmërim të rrejshëm ndaj tij.

“Puna jonë në Komunën e Vushtrrisë u vërtetua edhe njëherë që ka qenë e pastër. E ku e kanë pru qytetin qeverisja aktuale tash e 5 vite e dijnë qytetarët më së miri! Mjafton me pa Sheshin e qytetit, çmimin e rritur të mbeturinave e projektet që nuk kryhen kurrë! Krenar e faqebardhë”, ka shkruar Tahiri. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë: