Zyrtari i LDK-së ironizon me sloganin e Vetëvendosjes: Jo “cep më cep”, po cent më cent
Kryetari i Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri ka ironizuar me sloganin e Lëvizjes Vetëvendosje “Cep më Cep” duke e modifikuar atë në “Cent më Cent”. Kandidati i LDK-së për deputet në profilin e tij në Facebook publikoi një fotografi të ministrit të Bujqësisë, Faton Peci dhe deputetes së LVV, Fitore…
Lajme
Kryetari i Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri ka ironizuar me sloganin e Lëvizjes Vetëvendosje “Cep më Cep” duke e modifikuar atë në “Cent më Cent”.
Kandidati i LDK-së për deputet në profilin e tij në Facebook publikoi një fotografi të ministrit të Bujqësisë, Faton Peci dhe deputetes së LVV, Fitore Pacolli duke shtuar në mbishkrim, “Kap ktheni paret që i keni vjedhë cent më cent”, transmeton lajmi.net.
“Jo cep më cep, po kap ktheni paret që i keni vjedhë CENT MË CENT”, ka shkruar ai.
Ky reagim erdhi pasi VV-ja sot shpalosi sloganin “Cep më cep” për zgjedhjet e 9 shkurtit./Lajmi.net/