Paredes: Transferimi i Messit në PSG ishte një ëndërr për mua

Leandro Paredes ka folur për bashkëlojtarin e tij te Argjentina Leo Messi.

Sport

18/07/2021 15:06

Messi pritet që së shpejti të nënshkruajë kontratën e re me Barcelonën, transmeton lajmi.net.

Sulmuesi vitin e kaluar kërkonte largimin nga Barcelona, dhe ishte i lidhur ngushtë me një kalim te PSG.

Në lidhje me këtë situatë ka folur në një intervistë të shkurtër për ESPN futbollisti i PSG dhe bashkëlojtari i Messit te Argjentina, Paredes.

“Po është e vërtetë që PSG pati shprehur interesim për Messin, kishte shumë biseda në lidhje me këtë, për mua ishte një ëndërr ta imagjinoja se ai mund të luante me ne”.

“Por hej, kjo nuk ndodhi. Shpresoj se atij i pëlqen ku luan”, tha Leandro Paredes.

Edhe drejtuesit e klubit francez patën konfirmuar dëshirën për transferimin e 34-vjeçarit, por ishte presidenti i Barcelonës në atë kohë Jose Bartomeu që nuk e lejoi largimin e tij.

Gjërat tani kanë ndryshuar për agjentinasin që pas ardhjes në klub të shefit të ri Joan Laporta, ai ndihet i lumtur në ekip dhe së shpejti do të nënshkruajë kontratën e re. /Lajmi.net/