Prizren: Gjendet pa shenja jete një 70-vjeçar në rrugë
Një person është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e së enjtes në rrugën “Shefqet Berisha” në Prizren. Rasti është raportuar më 15 tetor 2026, rreth orës 20:00, kur Policia ka pranuar informacion se një person ishte i shtrirë në tokë. Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.…
Lajme
Një person është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e së enjtes në rrugën “Shefqet Berisha” në Prizren.
Rasti është raportuar më 15 tetor 2026, rreth orës 20:00, kur Policia ka pranuar informacion se një person ishte i shtrirë në tokë. Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Sipas tij, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipet e Urgjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e personit.
“Për momentin, identiteti dhe mosha e personit nuk janë konfirmuar, ndërsa, bazuar në pamjen e jashtme, dyshohet se bëhet fjalë për një person rreth moshës 70-vjeçare”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Tutje, bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar në koordinim me Prokurorin e Shtetit, me qëllim të sqarimit të rrethanave.
“Policia, në bashkërendim me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e rastit”, thuhet në njoftim.
Identiteti i personit dhe shkaku i vdekjes ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht./lajmi.net/