Paratici: Shpresoj që Higuain të qëndrojë te Juventus

Gonzalo Higuain është në mesin e emrave më të përfolur te Juventus.

Sport

03/05/2020 15:48

Ylli argjentinas i Juventus ka pasur disa sezone të vështira së fundmi, por këtë edicion gjeti veten përsëri, nën urdhrat e Maurizio Sarri.

Me t’u afruar merkatoja, Higuain ka filluar të lidhet me spekulimet që e largojnë atë nga Juventus. Rol të madh po luan edhe fakti se ai po refuzon të kthehet në Itali, pasi ka një çështje familjare në Argjentinë, të cilës duhet t’i qëndrojë mbrapa.

Lidhur me gjithë këtë situatë ka folur drejtori sportiv i Juventus, Fabio Paratici, i cili ka shprehur dëshirën që Higuain të qëndrojë në ‘Allianz Stadium’.

“Kur ai u largua, ai ishte shumë i shqetësuar, për arsye personale”, ka thënë Paratici, transmeton lajmi.net.

“Ai është shumë sensitiv. Ne jemi të kënaqur me të, ai po bën një sezon të jashtëzakonshëm, kështuqë shpresojmë që ai mund të vazhdojë me ne për vitet që kanë mbetur në kontratë”, ka thënë ndër të tjerash drejtori sportiv i Juventus.

Gjasat janë të mëdha që Higuain të mos kthehet te Juventus për pjesën e mbetur të sezonit, për arsye personale. /Lajmi.net/