​Parashqevi Simaku do të mbajë koncert në Tiranë

Këngëtarja e mirënjohur, e cila para pak muajsh u gjet e pastrehë dhe në gjende jo të mirë shëndetësore në SHBA, do të rikthehet në skenën shqiptare Që prej muajt dhjetor 2024, jeta e Parashqevi Simakut ka pësuar ndryshime të mëdha. Pasi u rikuperua nga aspekti shëndetësor, tashmë diva e viteve ’80-ta tashmë është rikthyer…

ShowBiz

22/03/2025 18:46

Këngëtarja e mirënjohur, e cila para pak muajsh u gjet e pastrehë dhe në gjende jo të mirë shëndetësore në SHBA, do të rikthehet në skenën shqiptare

Që prej muajt dhjetor 2024, jeta e Parashqevi Simakut ka pësuar ndryshime të mëdha. Pasi u rikuperua nga aspekti shëndetësor, tashmë diva e viteve ’80-ta tashmë është rikthyer në muzikë.

Revista “Panorama”, zbuloi që në javët e para të vitit, se grupi që po punon me të është duke përgatitur rikthimin e saj në skenën shqiptare. Duket se gjithçka është vendosur dhe Parashqevi Simaku do të mbajë koncert në Tiranë në muajin shtator.

Ka qenë pikërisht biznesmeni Elton Ilirjani që e ka konfirmuar një fakt të tillë, duke pranuar se gjithçka po përgatitet për koncertin në Tiranë.

Parashqevi Simaku (58) është e lindur në Kavajë. Ajo ka fituar dy herë në Festivalin e Këngës – më 1985 me këngën “Në moshën e rinisë” dhe 1988 – “E duam lumturinë”.

Ajo u largua nga skena muzikore rreth tri dekada më parë. Pas shkuarjes në SHBA ajo ka shmangur daljen publike për një kohë të gjatë dhe vetëm vitin e kaluar ajo u pa në gjendje jo të mirë shëndetësore duke nxitur reagime dhe solidaritet nga komuniteti shqiptar në SHBA.