Parashikimi i motit për të premten

Të premten pritet mot kryesisht i vranët, me riga të shpërndara shiu gjatë ditës. Temperaturat minimale do të luhaten ndërmjet 1 dhe 4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale parashikohen të jenë 8-11 gradë Celsius, transmeton lajmi.net. Era do të fryjë lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit, duke krijuar një ndjesi të freskët në hapësirat…

Lajme

04/12/2025 23:51

Të premten pritet mot kryesisht i vranët, me riga të shpërndara shiu gjatë ditës.

Temperaturat minimale do të luhaten ndërmjet 1 dhe 4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale parashikohen të jenë 8-11 gradë Celsius, transmeton lajmi.net.

Era do të fryjë lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit, duke krijuar një ndjesi të freskët në hapësirat e jashtme.

Qytetarët rekomandohen të mbajnë veshje të përshtatshme për reshjet e mundshme dhe temperaturat e ulëta, veçanërisht gjatë mëngjesit dhe mbrëmjes./lajmi.net/