Parashikimi i motit për të dielën: Vranësira dhe rritje temperaturash

Të dielën, moti në Kosovë do të jetë kryesisht i vranët, me periudha të herëpashershme me diell. Lokalisht priten edhe riga të lehta shiu, por pa reshje të mëdha apo të qëndrueshme, transmeton lajmi.net. Temperaturat do të shënojnë rritje, veçanërisht ato maksimale. Vlerat minimale do të lëvizin ndërmjet -1°C dhe 1°C, ndërsa temperaturat gjatë ditës…

Lajme

04/10/2025 23:53

Të dielën, moti në Kosovë do të jetë kryesisht i vranët, me periudha të herëpashershme me diell.

Lokalisht priten edhe riga të lehta shiu, por pa reshje të mëdha apo të qëndrueshme, transmeton lajmi.net.

Temperaturat do të shënojnë rritje, veçanërisht ato maksimale.

Vlerat minimale do të lëvizin ndërmjet -1°C dhe 1°C, ndërsa temperaturat gjatë ditës pritet të arrijnë nga 11°C deri në 16°C.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i verilindjes, e lehtë deri mesatare, duke mbajtur kushtet atmosferike relativisht të qëndrueshme./lajmi.net/