Parashikimi i motit për të dielën
E diela pritet të sjellë mot kryesisht të vranët në Kosovë, me intervale dielli gjatë ditës. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu në disa zona. Temperaturat minimale pritet të luhaten nga 1 deri në 4°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 7 deri në 11°C, transmeton lajmi.net. Era do të fryjë nga verilindja…
Lajme
E diela pritet të sjellë mot kryesisht të vranët në Kosovë, me intervale dielli gjatë ditës. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu në disa zona.
Temperaturat minimale pritet të luhaten nga 1 deri në 4°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 7 deri në 11°C, transmeton lajmi.net.
Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1–7 m/s, duke sjellë ndjesinë e freskët, veçanërisht në zonat e hapura.
Qytetarët këshillohen të kenë veshje të përshtatshme dhe të tregojnë kujdes gjatë lëvizjeve në rrugë nëse bie shi./lajmi.net/