Parashikimi i motit për të dielën

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, ndërsa vende-vende mund të ketë riga të lehta shiu. Sipas parashikimeve, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë nga 11 deri në 14 gradë Celsius, transmeton lajmi.net. Do…

Lajme

08/11/2025 23:51

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, ndërsa vende-vende mund të ketë riga të lehta shiu.

Sipas parashikimeve, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë nga 11 deri në 14 gradë Celsius, transmeton lajmi.net.

Do të fryjë erë e lehtë nga verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra për sekondë./lajmi.net/