Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme nga IHMK
Për këtë periudhë kohore parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të dendura të cilat ditën e hënë vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu, kryesisht në pjesën e dytë të ditës.

Lajme
Të martën dhe të mërkurën do të mbajë mot me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius.
Gjatë ditës së enjte dhe të premte serish parashihet të ketë shi duke përfshirë vetëm disa lokalitete. Temperaturat maksimale do t’i ruajnë këto vlera, derisa minimalet do të zbresin për 1-2 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.