Parashikimi i motit për nesër, pritet të ketë reshje shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se nesër do të mbajë mot me vranësira të dendura. Në njoftimin e IHMK-së thuhet se vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje shiu të intensitetit mesatar. “Mot me vranësira të dendura. Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje shiu të intensitetit mesatar, e me periudhe të…

Lajme

20/03/2023 23:39

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se nesër do të mbajë mot me vranësira të dendura.

Në njoftimin e IHMK-së thuhet se vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje shiu të intensitetit mesatar.

“Mot me vranësira të dendura. Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje shiu të intensitetit mesatar, e me periudhe të shkurta edhe të intensitetit të lartë. Temperaturat maksimale parashihen të shënojnë rënie, derisa ato minimalet do të shënojnë rritje”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.