​Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Java e ardhshme parashihet me kushte të qëndrueshme meteorologjike. Të martën dhe të enjten paraqiten kushte që në disa zona të ketë riga shiu. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 6gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga…

Lajme

05/04/2026 23:50

Java e ardhshme parashihet me kushte të qëndrueshme meteorologjike. Të martën dhe të enjten paraqiten kushte që në disa zona të ketë riga shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 6gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit dhe verilindjes, shpejtësia e së cilës mund të jetë nga 1-6m/s, transmeton KosovaPress.

Të hënën moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale: 1-4°C dhe ato maksimale: 18-23°C.

Ditën e martë mot do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë ditës vende-vende parashihen të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 – 6°C dhe ato maksimale: 16-19°C.

Të mërkurën moti do të mban me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7°C dhe ato maksimale 12-15°C.

Ditën e enjte moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2°C dhe ato maksimale 9 -12°C.

Të premten moti do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira parashihen në relievin malor. Temperaturat minimale do të jenë -2 deri 1°C dhe ato maksimale: 8- 11°C.