Parashikimi i motit për javën e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë me dije se javën e ardhshme pritet të mbajë mot relativisht i ngrohtë për këtë periudhë të vitit. Temperaturat minimale sipas institutit do të lëvizin ndërmjet -2°C dhe 3°C, ndërsa ato maksimale parashihen të arrijnë nga 7°C deri në 14°C. “Kjo situatë meteorologjike është rezultat i ndikimit të disa…

Lajme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë me dije se javën e ardhshme pritet të mbajë mot relativisht i ngrohtë për këtë periudhë të vitit.
Temperaturat minimale sipas institutit do të lëvizin ndërmjet -2°C dhe 3°C, ndërsa ato maksimale parashihen të arrijnë nga 7°C deri në 14°C.
“Kjo situatë meteorologjike është rezultat i ndikimit të disa qendrave të presionit të ulët, të cilat kanë përfshirë disa rajone të Evropës. Gjatë pesë ditëve të ardhshme, moti do të jetë kryesisht i vranët, me intervale të herëpashershme me diell, të cilat do të ndikojnë në rritjen e temperaturave gjatë mesditës”, thuhet në njoftim.
Përveç kësaj, instituti njofton se në periudha të kufizuara, parashihen edhe riga lokale shiu.