Parashikimi i motit për ditën e diel

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën me dije se të dielën moti do të jetë kryesisht me diell dhe pjesërisht i vranët. Në disa zona priten vranësira lokale që mund të sjellin riga shiu në formën e rrebesheve të shkurtëra. Temperaturat minimale do të luhaten ndërmjet 11 dhe 17 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të…

Lajme

05/07/2025 23:51

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën me dije se të dielën moti do të jetë kryesisht me diell dhe pjesërisht i vranët. Në disa zona priten vranësira lokale që mund të sjellin riga shiu në formën e rrebesheve të shkurtëra.

Temperaturat minimale do të luhaten ndërmjet 11 dhe 17 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të jenë nga 32 deri në 37 gradë Celsius. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra për sekondë, transmeton lajmi.net

Instituti paralajmëron se indeksi i rrezatimit UV do të mbetet i lartë, ndaj qytetarëve u rekomandohet të shmangin ekspozimin e drejtpërdrejtë ndaj diellit gjatë orëve të pikut. Gjithashtu, sugjerohet përdorimi i masave mbrojtëse për lëkurën dhe sytë, sipas këshillave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm ndaj kushteve të motit dhe të marrin masat e nevojshme për mbrojtje personale./lajmi.net/