Paraqitjet e mira, Bordi i FHK-së vendos të shpërblejë hendbollistët e Kombëtares së Kosovës

Federata e Hendbollit të Kosovës, FHK, ka vendosur që të shpërblejë hendbollistët e Kombëtares par paraqitjeve të mira.

Sport

01/04/2021 20:51

Kombëtarja e Kosovës në hendboll mundi Rumaninë dhe në rast se triumfon ndaj Malit të Zi, atëherë do të kualifikohet në Kampionatin Evropian, transmeton lajmi.net.

Për këtë, Federata e hendbollit ka vendosur që të shpërblejë hendbollistët e Kombëtares.

Bordi ka analizuar ndeshjes e Kombëtares A të hendbollistëve me Rumaninë dhe performancën dhe angazhimin e lojtarëve. Paraqitjet janë vlerësuar shumë të mira dhe dinjitoze, që i bëjnë nder FHK-së dhe gjithë shtetit të Kosovës.

Bordi ka vendosur të shpërblejë financiarisht lojtarët e Kombëtares A dhe stafin profesional për rezultatet e arritura me Rumaninë, përkatësisht për barazimin në Prishtinë dhe fitoren në Bukuresht.

Kombëtarja A do të ketë përkrahjen maksimale edhe në të ardhmen, ndërsa Bordi ka vendosur që të bëhen përgatitje maksimale sidomos për ndeshjen me Malin e Zi. Rezultati pozitiv me Malin e Zi do e kualifikonte Kombëtaren në Kampionatin Evropian./Lajmi.net/