Paraqitet në polici me avokat, arrestohet dhe dërgohet në mbajtje për lëndim të rëndë trupor
Një person është arrestuar në lidhje me një rast të lëndimit të rëndë trupor në Fushë Kosovë. Ngjarja ishte raportuar më 29 shtator 2026, rreth orës 15:30, ndërsa zhvillime të reja kanë ndodhur më 16 nëntor, kur i dyshuari, mashkull kosovar, është paraqitur në stacion policor së bashku me avokatin e tij mbrojtës. Në raportin…
Lajme
Një person është arrestuar në lidhje me një rast të lëndimit të rëndë trupor në Fushë Kosovë.
Ngjarja ishte raportuar më 29 shtator 2026, rreth orës 15:30, ndërsa zhvillime të reja kanë ndodhur më 16 nëntor, kur i dyshuari, mashkull kosovar, është paraqitur në stacion policor së bashku me avokatin e tij mbrojtës.
Në raportin policor thuhet:
“I dyshuari mashkull kosovar së bashku me avokatin e tij mbrojtës është paraqitur në stacion policor dhe pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.”
I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. /Lajmi.net/