Parandaloni erërat e pakëndshme në shtëpi

Një nga mënyrat për eleminimin erërave në shtëpi do të ishte përdorimi i deodorantëve në formë spreji, ose të freskuesve të ndryshëm të ajrit.Në mënyrë më ekonomike dhe njësoj të vlefshme mund t’i eleminoni ose t’i parandaloni edhe vetë.

Lifestyle

07/06/2014 19:47

Shumicës së njerëzve i pengojnë shumë erëra, disa prej tyre edhe të pakëndshme, që është dukuri e shpeshtë në amvisëri. Një nga mënyrat për eleminimin erërave në shtëpi do të ishte përdorimi i deodorantëve në formë spreji, ose të freskuesve të ndryshëm të ajrit, të cilat “retë” aromatike i lëshojnë në intervale kohore. Në mënyrë më ekonomike dhe njësoj të vlefshme mund t’i eleminoni ose t’i parandaloni edhe vetë.

*Nëse era e pakëshndshme ndihet ne dollap, ky duhet fshirë mirë së brendshmi me ujë hipermangani. Kjo përbërje mund të shfrytëzohet edhe për heqjen e erës së pakëndshme të qepës nga duart.Ekzistojnë edhe mënyrat tjera për heqjen e erës së qepës. Duart pas prerjes së qepës ose të hudhrës, fërkohen me telfen e kafesë.

 *Për të eleminuar erën nga kuzhina, pas përgaditjes së disa llojeve të perimeve ( lakrës, lulelakrës, brokolit) bashkë më perimet  duhet zier edhe një copë të fortë buke të mbështjellë në thes bezi.

 *Erën e peshkut mund ta eleminoni nëse, duart pas pastrimit të peshkut i fërkoni mirë me kripë, pastaj i shplani me ujë të ftohtë. Enën të cilën e keni përgaditur peshkun e detit, e fërkoni mirë me telfe të kafesë e pastaj e shplani me ujë të ftohtë.

 * Në dhomën ku kanë pirë duhan shumë njerëz,erën që do të kundërmojë gjatë do ta eleminoni nëse gjatë natës në dhomën e cila ka aromë duani vendosi 2-3 peshqirë të lagët dhe në mëngjes nuk do të keni asnjë lloj arome.