Paralajmërohet një intervistë e Lionel Messit, vërehet një detaj interesant në flokët e tij

Në rrjetet sociale po paralajmërohet një intervistë e Lionel Messit, kurse tifozët e kanë vërejtur menjëherë një detaj në flokët e tij. Nuk dihet se për çfarë teme do të flitet në këtë intervistë, por duket se fituesi i Kupës së Botës me Argjentinën i ka ngjyrosur flokët me ngjyrat e klubit të Barcelonës, shkruan…

Sport

02/06/2023 18:49

Në rrjetet sociale po paralajmërohet një intervistë e Lionel Messit, kurse tifozët e kanë vërejtur menjëherë një detaj në flokët e tij.

Nuk dihet se për çfarë teme do të flitet në këtë intervistë, por duket se fituesi i Kupës së Botës me Argjentinën i ka ngjyrosur flokët me ngjyrat e klubit të Barcelonës, shkruan Lajmi.net

Dhe menjëherë kanë lindur dyshimet se Messi mund të rikthehet te Barcelona pasi u konfirmua edhe largimi nga Paris Saint-Germain.

Është spekuluar shumë se ylli argjentinas do të rikthehet në “Camp Nou” dhe Barcelona është duke tentuar t’i bëjë vendin ish-lojtarit të tyre, duke respektuar kështu edhe rregullin financiar dhe të pagave në La Liga.

Messi gjithashtu ka oferta marramendëse edhe nga Liga Profesionale e Arabisë Saudite, kështu që vendimi i tij pritet të ndodhë shumë shpejt. Ajo që është me rëndësi, Lionel Messi tashmë e ka mbyllur aventurën te PSG-ja dhe gjatë vikendit do ta luaj ndeshjen e fundit në “Parkun e Princave”./Lajmi.net/