Paralajmërohen stuhi, shi e breshër, AME bën apel qytetarëve për kujdes

Agjencia e Menaxhimit Emergjent, ka bërë apel qytetarëve për kujdes, pasi paralajmërohen stuhi lokale me bubullima, reshje intensive shiu, breshër dhe erëra të forta. AME ka treguar për rreziqet kryesore dhe ndikimet e mundshme: Përmbytje të shpejta lokale në zonat me reshje intensive; Dëmtime në objekte, automjete, infrastrukturë dhe kultura bujqësore, veçanërisht nga breshëri dhe…

Lajme

22/07/2026 11:21

Agjencia e Menaxhimit Emergjent, ka bërë apel qytetarëve për kujdes, pasi paralajmërohen stuhi lokale me bubullima, reshje intensive shiu, breshër dhe erëra të forta.

AME ka treguar për rreziqet kryesore dhe ndikimet e mundshme:

  • Përmbytje të shpejta lokale në zonat me reshje intensive;
  • Dëmtime në objekte, automjete, infrastrukturë dhe kultura bujqësore, veçanërisht nga breshëri dhe erërat e forta;
  • Rritje e rrezikut për ndezjen e zjarreve si pasojë e shkarkimeve atmosferike.
  • Pengesa në sistemet e telekomunikacionit.
  • Dëmtime në rrjetin elektroenergjetik dhe ndërprerje të furnizimit me energji elektrike.
  • Rrezik i lartë nga goditjet e rrufesë, me pasoja të mundshme për njerëzit dhe kafshët.

Udhëzime sigurie për qytetarët:

  • Qëndroni në ambiente të sigurta gjatë stuhisë dhe shmangni lëvizjet e panevojshme;
  • Mos u strehoni nën pemë të larta apo pranë objekteve metalike dhe shtyllave elektrike;
  • Kujdes në komunikacion: Përshtatni shpejtësinë dhe shmangni rrugët apo nënkalimet e mbuluara nga uji;
  • Siguroni pronën: Largoni ose siguroni pajisjet dhe sendet në ballkone e oborre që mund të dëmtohen nga era apo breshëri.

“Njësitë e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, së bashku me Qendrat Operative Emergjente, janë në gatishmëri të plotë reaguese në të gjithë territorin e vendit.

Për çdo rast emergjent, kontaktoni pa pagesë:

  • Qendra Operative Emergjente: 112
  • Policia e Kosovës: 192
  • Zjarrëfikësit: 193
  • Ndihma e Shpejtë: 194″, ka njoftuar AME. /Lajmi.net/