Paradite vranësira dhe diell, pasdite priten reshje shiu

Parashikimi i motit për sot.

Lajme

12/11/2019 07:35

Do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

Vranësirat gjatë ditës dhe natës së sotme si dhe nesër do të krijojnë kushte që vende-vende të sjellin reshje lokale shiu.

Sa i përket temperaturave, ato mbesin pothuajse të ngjashme me ditën e djeshme, me rënie të lehta, minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 4-9 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-11m/s. /Lajmi.net/