Paqartësi tek Napoli, Zielinski rezulton pozitiv me COVID-19 dhe pastaj negativ, tani pritet një testim tjetër

Anëtari i Napolit, Piotr Zielinski, ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe në testimin e dytë ka rezultuar negativ.

Sport

01/04/2021 20:58

Kjo gjë ka bërë shumë konfuzë zyrtarët e klubit, të cilët tani presin një testim të tretë, shkruan lajmi.net.

Zielinski dyshohet se mori COVID-19 nga kontakti me Skorupski, por pritet të shihet edhe një testim.

Kjo paqartësi ka krijuar konfuzion, pasi polaku ishte pozitiv me COVID-19 në tetor, sipas Corrierre dello Sport, Zielinski qëndroi me Skorupski që ka rezultuar pozitiv.

Nesër do të bëhet testimi i tretë, dhe rezultatet do të dalin në mëngjes./Lajmi.net/