Papunësia sfidë për vendin

Problemi kryesor me të cilin janë përballur qytetarët e Kosovës gjatë vitit 2013 ka qenë numri i vogël i vendeve të reja të punës. Sipas të dhënave në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale gjatë vitit 2013 janë punësuar 3.781 persona.

Lajme

03/01/2014 11:32

Njëra ndër sfidat më të mëdha me të cilat pritet të përballen Institucionet e  Kosovës në vitin 2014, është numri i lartë i papunësisë.

Sipas disa te dhënave për vitin 2013 të nxjerra nga Agjencia e Statistikave të Kosovës del se numri i të papunëve mbi 30%.

Kryesisht pjesa më e madhe e të papunëve janë të rinj.

Të dhënat që vijnë nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale thonë se gjatë periudhës janar-shtator 2013 janë punësuar 3.781 persona.

Administratori i bazës së të dhënave për punësim në këtë ministri, Shpëtim Kalludra, ka thënë për Radio Evropa e Lirë thotë se 2.799 janë punësuar në sektorin privat ndërsa në 1.072 në atë publik.

“Nga ky numër –  2,799 persona janë punësuar në sektorin privat , kurse 1,072 në sektorin publik”.

“Kanë qenë disa programe të punësimit, por faktikisht programi kryesor i punëve publike nuk është zhvilluar. Prandaj, në një formë kemi një numër më të vogël në ndërmjetësime për punësime”.

Ndërkohë udhëheqës të sindikatave për numrin shqetësues të papunësisë e lënë fajtor Qeverinë e Kosovës. Haxhi Arifi, udhëheqës i  BSPK`së kishte deklaruar më herët se Qeveria e Kosovës ka punuar shumë pak për të hapur vende të reja të punës.

“Për punëtorët, gjatë këtyre katër vjetëve, Qeveria e Kosovës ka bërë shumë pak për të hapur vende të reja të punës”.

“Punëtoria kosovare është ballafaquar me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale. Privatizimi ka bërë që shumë punëtorë të mbesin pa punë dhe njëkohësisht në tregun  e punës, gjatë kësaj kohe, kanë hyrë të rinj, që kanë kryer shkollimin, por që nuk kanë arritur të punësohen”,