I papunë, 40 vjeçari vret gruan e tij me çekiç dhe pastaj vetën
Një burrë 40 vjeç, i papunë ka vrarë gruan e tij me çekiç dhe më pastaj e ka varur vetën, njoftojn mediat në Indi.
Bota
Policia tha se i akuzuari Suresh Bija e kishte goditur gruan e tij me çekiç në kokë, i kishte prerë kyqet e të dy duarve dhe pastaj e kishte varur vetën në tavan, përcjell lajmi.net
Policia ka njoftuar se ngjarja kishte ndodhur në ora 20:45, kur kishin marrë edhe një telefonatë nga banorët të shokuar prej pamjeve të tmerrshme.
Të afërmit kanë treguar se gjendja ekonomike e familjes ishte e dobët, 40 vjeçari ishte i papunë dhe shumë i frustruar muajve të fundit, e kjo mund të ketë qenë shkaku për incidentin e tmerrshëm.
Autoritetet vendore janë duke kryer ekzaminimet përfundimtare të të dy viktimave./lajmi.net