Paparacët nervozojnë Justin Bieber-in, videoja bëhet virale

Këngëtari kanadez Justin Bieber pati një debat të ashpër me paparacët që e takuan në Malibu. Videoja po qarkullon në rrjetet sociale dhe shumë fansa janë të shqetësuar për shëndetin e tij mendor. Para së gjithash, ai u tha atyre të largoheshin prej tij dhe të mos e pyesnin më: “Çfarë ke?”. Ai shtoi se…

ShowBiz

14/06/2025 11:29

Këngëtari kanadez Justin Bieber pati një debat të ashpër me paparacët që e takuan në Malibu.

Videoja po qarkullon në rrjetet sociale dhe shumë fansa janë të shqetësuar për shëndetin e tij mendor.

Para së gjithash, ai u tha atyre të largoheshin prej tij dhe të mos e pyesnin më: “Çfarë ke?”. Ai shtoi se nuk ka frikë të vendosë kufij dhe u kujtoi atyre se janë në pronë private.

“M’u largoni nga fytyra, largohuni nga makina. Nuk kam frikë të vendos barriera. Jeni në një pronë private”, u thoshte ai atyre.

VIDEO