Papa vizitoi pa paralajmërim tempullin fetar budist
Kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku ka vizituar të mërkurën pa paralajmërim tempullin budist në Sri Lanka, gjë që nuk ishte paraparë me protokoll për vizitën e tij në këtë shtet, deklaroi zëdhënësi i Vatikanit, Federico Lombardi.

Bota
Papa e vizitoi tempullin Maha Bodhi të shoqatës në Kolombo, ku e ka pritur kryetari i kësaj organizate ndërkombëtare budiste.
“Françesku ka dashur të shprehë miqësinë e tij ndaj budizmit, gjatë vizitës që ka zgjatur mbi 20 minuta”, deklaroi Lombardi.
Në Sri Lankë 70 për qind e popullatës ka besimin budist, 12 për qind hindu, 10 për qind myslimanë dhe 7 për qind të krishterë.