Papa Françesku nesër bën daljen e tij të parë publike pas pesë javësh

Nesër, Papa Françesku do të bëjë daljen e tij të parë publike pas pesë javësh, ku do të bekojë dhe do të përshëndesë një turmë nga spitali Gemelli i Romës, ka thënë Vatikani. 88-vjeçari po shërohet nga pneumonia e dyfishtë, shkruan BBC. Ai është parë nga publiku vetëm një herë që kur u shtrua në…

Bota

22/03/2025 19:57

Nesër, Papa Françesku do të bëjë daljen e tij të parë publike pas pesë javësh, ku do të bekojë dhe do të përshëndesë një turmë nga spitali Gemelli i Romës, ka thënë Vatikani.

88-vjeçari po shërohet nga pneumonia e dyfishtë, shkruan BBC.

Ai është parë nga publiku vetëm një herë që kur u shtrua në spital më 14 shkurt, në një fotografi të publikuar nga Vatikani javën e kaluar, e cila e tregonte atë duke u lutur në një kishëz spitalore.

Vatikani tha të premten se gjendja e Papës po përmirësohet, por një zyrtar tha se ai mund të duhet të “mësojë të flasë” pas përdorimit të zgjatur të terapisë me oksigjen të lartë.