Pantina zgjidhet nënkryetare e PSD-së, Molliqaj, Sekretar i Përgjithshëm

Partia Social Demokrate sot ka mbajtur mbledhjen e Këshillit Drejtues, në të cilën ka zgjedhur nënkryetaren dhe Sekretarin e Përgjithshëm të partisë.

Lajme

26/06/2019 21:44

Siç thuhet në njoftimin për media në këtë mbledhje është diskutuar për situatën politike dhe mbi planin organizativ për rritje dhe zgjerim.

Në njoftim thuhet se gjatë kësaj mbledhjeje Këshilli Drejtues votoi si nënkryetare deputeten Shqipe Pantina, Sekretar të Përgjithshëm deputetin Dardan Molliqaj, ndërsa zgjodhi anëtarë të kryesisë: Adea Batushën, Aida Rushitin, Ardian Ollurin dhe Natyra Kuçin. /Lajmi.net/